Shkaba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkaba
Në kopshtin zoologjik Oakland, SHBA
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
G. fulvus
Emri binomial
Gyps fulvus
(Hablizl, 1783)
Gyps fulvus

Gjatësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

95-110 cm, krahët e hapur: 255-280 cm

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grabitqar me fluturim madhështor pergjithesisht ne ngjyre kafe qafa është me push të bardhë ose e zhveshur nga puplat. Silueta në fluturim duket mjaft e madhe për shkak të fluturimit me krahë të hapur, që rrallë i mbledh. Ka bisht trekëndor të mprehtë, kokë të vogël dhe sqep të ngushtë dhe të gjatë. Tek të vegjlit, trupi me ngjyrë kafe të errët kontraston me ngjyrën e çelët të pjesëve poshtë krahut. Dallohet nga shpendët e tjerë grabitqarë prej ngjyrës kafe të lehtë të trupit dhe nga kafja e errët e fundit të krahëve dhe të bishtit.

Përhapja dhe habitati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parapëlqejnë lugina të hapura, të thata ose rrafshnalta nga ku mund të shohin kërmat. Ngjiten në fluturim dhe zbresin herë pas here. Njihen si folezuese koloniale të zonave shkëmbore, por aktualisht ekzistojnë vetëm prova sporadike të folezimit të tyre në rajon.

Riprodhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I ndërtojnë foletë me shkarpa buzë shkëmbinjve, ose nëpër guva në shpatet e rrëpirëta të maleve, shpesh në koloni të shpërndara me 10-20 çifte. Foletë zakonisht kanë një diametër prej 60-100 cm. Femra pjell zakonisht 1 vezë në fund të shkurtit. Ngrohja zgjat 48-54 ditë. Të vegjlit arrijnë të fluturojnë pas 3-4 muajsh.

Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kërma, hedhurinat nëpër pirgjet e plehrave, etj.

Zëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fishkëllima dhe hungërima kur ushqehen në grup me skelete e kërma. Pjesën tjetër të kohës e kalon në heshtje.